Microsoft më në fund do të rifreskojë disa ikona në Windows të cilët datojnë që prej Windows 95. Gjiganti i softuerit gradualisht ka nisur një rimodelim të ikonave në Windows 10 si pjesë e një përditësim madhor që do të vijë këtë vit.

Në Mars kemi parë disa ikona të reja sistemi të File Explorer, folderave, Recycle Bin e shumë të tjera. Tashmë Microsoft po rifreskon ikonat e Windows 95 që kanë mbërritur deri në Windows 10.

Hibernation Mode, ikonat e rrjetit, memories, floppy disqeve, e shumë të tjera kanë mbërritur në Windows 10. E gjithë kjo punë vjen në kuadër të përditësimit Sun Valley në Windows 10 që duhet të mbërrijë në Tetor të 2021.

Vetë Microsoft ende nuk ka folur për detajet e Sun Valley. Më shumë rreth këtij përditësimi do të marrim vesh në konferencën Microsoft Build këtë fund të muajit. /PCWorld Albanian