Miftar Islami u zgjodh kryetar i ri i Qendrës “Akabe”

Qendra për edukim dhe kulturë “Akabe” zgjodhi kryetarin e ri të saj.

Marketing

Kryetar i ri i QEK- Akabe u zgjodh, Miftar Islami, teolog i diplomuar, z.Islami theksoi se do të vazhdon projektin e Qendrës Akabe ku si për qëllim ka edukimin e gjeneratave të reja në frymën e traditës fetare dhe kombëtare. Falënderoi gjithsecilin për përkrahjen paraprake dhe besimin e dhënë që ai të jetë kryetar i Qendrës Akabe që tashmë është etabluar në vendin tonë si një nga Qendrat më serioze.

Kryetari i deritanishëm, Senad Ramadani, me fjalë modeste, Miftar Islamit, ia uroi detyrën e re duke i dëshiruar suksese edhe më të mëdha në rrugën e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja si dhe duke premtuar që në këtë periudhë do të jetë edhe më aktiv si anëtarë i kryesisë qendrore.

Marketing