Migjen Basha shkon larg kontinentit evropian, ja skuadra e tij e re

Melbourne Victory ka forcuar mesfushën e saj me nënshkrimin e mesfushorit shqiptar me përvojë Migjen Basha në një marrëveshje dy-vjeçare.

Marketing

Basha, i cili ka 33 paraqitje për vendin e tij, bashkohet me klubin pasi kaloi sezonin e kaluar me ekipin grek, Aris Selanikut.

Nënshkrimi i tij kompleton edhe skuadrën e Victory për sezonin 2019/20.

Trajneri i klubit Marco Kurz ishte i lumtur që priti një lojtar tjetër me përvojë si Basha, duke theksuar se skuadra tani është e plotë.

Edhe vet lojtari u shpreh mjaft i lumtur për transferimin e tij në Australi, derisa ditë më parë u pensionua nga Kombëtarja.

Marketing