‘Migrimi i të rinjve’, Bexheti: Jo vetëm nga skamja, duan standarde

Në gjithçka të keqe ka edhe një e mirë. Ndonëse mosçelja e bisedimeve me BE-në ka shkaktuar zhgënjim, duhet shikuar që ky disavantazh të shndërrohet në avantazh, apelon akademiku Abdulmenaf Bexheti. Ai thotë se pas këtij momenti, ka gatishmëri nga bankat e huaja ndërkombëtare për të financuar projekte të ndryshme.

Marketing

“Kjo do të ketë ndikim, mirëpo tani varet nga aktiviteti apo nga qasja më agresive e dikastereve dhe institucioneve ekonomike që këtë disavatazh ta arkëtojmë në avantazh të diçkaji tjetër dhe i avatazh është në gjenerimin e dokumantacionit projektues. A kemi ne dokumentacion të mjaftushëm për të absorbuar thithje të fondeve të caktuara, defakto a kemi projekte që presin për financim.

Dhe po të pyesim për këto projekte të kandidojmë te kreditorët evropian, te bankat zhvillimore, përfshi këtu edhe Bankën Botërore, ne mund të thithim një sasi të madhe të investimeve me kosto të ulëta financiare”, tha akademiku Abdulmenaf Bexheti.

Sa i përket investimeve të huaja të cilat sipas Qeverisë janë rritur ndjeshëm si rezultat i planit për rritje ekonomike, akademiku Bexheti thotë se duhet të shihet produktiviteti i tyre.

“Në fakt ne shesim fuqinë e lirë puntore nga Maqedonia, dhe kjo nuk është diçka që duhet të na bëjë shumë ekzaltues se kemi bërë një investim të huaj që ka punësuar 1200 punëtorë. Po të shohim ato 1200 puntorë sa produktivitet kanë, cila është shkalla e finalizimit, sa është importi i atij kapaciteti, sa është eksporti dhe çka në fakt në atë eksport si vlerë të re ka. Energjinë elektrike që e subvencionon shteti, fuqinë puntore që e shkollon shteti, e financon komplet shteti dhe e punësojnë ata dhe e paguajnë ata pak, atëherë nuk është kjo e qëndrueshme”, tha Bexheti.

Problem tjetër kyç i ekonomisë sipas Bexhetit është migrimi i të rinjve. Ai vlerëson se nuk janë vetëm shkaqet ekonomike që i çojnë të rinjtë të migrojnë në Perëndim. Arsimi cilësor, shëndetsia cilësore, ajri i pastër, janë disa nga shkaqet që shpien të rinjtë në vendet evropiane.

“Poqëse një puntor i jonë shkon qoftë edhe për të pastruar në Gjermani, punon dhe pastron me aq zell me aq përkushtim nga 12 orë në ditë edhe këtu, ai fiton më shumë këtu në fund të muajit, se sa në Gjermani, sepse kostot e jetesës janë atje shumë të larta se këtu”, tha Bexheti.

Akademiku Bexheti shtoi se për të parandaluar migrimit, fillimisht nevoitet përmirësim i sistemit arsimor. Sipas tij, sistemi i vlerave në Maqedoninë e Veriut është në krizë dhe fajtor kryesor, siç thekson ai, janë institucionet shtetërore që kanë lejuar substandarde në arsim.

Marketing