Mihael Rot sot për “vizitë virtuale” në Shkup

Ministri shtetëror për Evropën i Republikës Federale të Gjermanisë Mihail Rot sot do të realizojë “vizitë virtuale” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Marketing

Siç kumton MPJ, vizita e punës ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në mënyrën e zakonshme, në kontekst të pritjeve dhe perspektivave për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave të pranimit në BE. Duke pasur parasysh kushtet globale që lidhen me pandeminë COVID-19, parashikohet që ajo të realizohet në mënyrë digjitale, domethënë me vendosjen e lidhjes video-konferencë, e cila siç potencohet , është një tjetër shenjë e mbështetjes dhe miqësisë së fortë gjermane.

Në fokus të bisedës, siç thuhet pritet të jenë, krahas mënyrave për ballafaqim me sfidat e imponuara nga pandeMEDIAL, shkëmbim i informacioneve për statusin e fundit të diskutimeve dhe parapërgatitjen e konkluzioneve për procesin e zgjerimit të BE-së në prag të Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme, tani për tani i paraparë për më 24 mars. .

Marketing