Mihajlloviq: Serbia me Malin e Zi dhe Shqipërinë do të punojë në uljen e fluksit në kufij

Banka botërore i ka akorduar 40 milionë dollarë Serbisë në kuadër të projektit “Lehtësim i tregtisë dhe transportit”, qëllimi i së cilës është ulja e kohës së qëndrimit në vendkalimet kufitare. Ky është projekt rajonal, në të cilin, krahas Serbisë, janë kyçur edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ndërsa vlera e përgjithshme e huasë në Bankën Botërore për të gjitha tre vendet arrin 90 milionë dollarë, deklaroi ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Qarkullimit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviq.

Marketing

Shfrytëzuesit e mjeteve do të jenë Drejtoria doganore, Infrastruktura e hekurudhave serbe, NP Rrugët e Serbisë dhe Korridore të Serbisë, ndërsa planifikohet që huaja të jetë operative në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Mihajlloviq shtoi se për dallim nga e kaluara, infrastruktura tashmë nuk është problem kryesor për kalim më të mirë të shpejtë të njerëzve dhe mallrave në rajon, por këto janë më tepër procedurat kufitare dhe ndalesa e gjatë gjatë kalimit mes shteteve. Projekti i Bankës botërore përfshin disa komponenta, mes tjerash, lehtësim të qarkullimit tejkufitar, zhvillim i sistemeve transportuese inteligjente të Korridorit 10, si dhe përmirësim i kalimeve rrugore dhe hekurudhore të infrastrukturës hekurudhore.

Ministria serbe publikoi se huaja, që është kontraktuar këtë vit është ratifikuar në Kuvendin serb.

Marketing