Mijallkov dhe Kamçev akoma nuk shkojnë në burg, i vazhdohet arresti shtëpiak

Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup ka vazhduar paraburgimin shtëpiak për të akuzuarit në lëndën “Perandoria” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Pas propozimit të Prokurorisë Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përgjimet e paligjshme të komunikimit, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak në rastin “Perandoria”, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka pranuar propozimin për vazhdimin e arrestit shtëpiak për personat S.M. J.K. N.J. Ç.P. T.M. dhe Z.A.

Marketing