Mijallkov i shkruan sërish Mickoskit: E kanë kuptuar se luan dyfish, ti nuk je VMRO!

Për herë të dytë në afat prej dy javëve, gjegjësisht pasi që ishte përjashtuar nga radhët partiake, ish-drejtori i DSK-së dhe funksionar i lartë partiak i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov, i shkroi letër të hapur liderit aktual të partisë Hristian Mickoski.

Letra është në kontekst të ngjarjeve në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Helsinki, ku partia përfaqësohet me dy delegacione, e para e kryesuar nga Mickoski dhe e dyta nga krahu reformues i partisë, i cili atje është ftuar me ftesë personale nga kryetari i EPP-së, Zhozef Dol.

Në vazhdimësi ua transmetojmë letrën e Mijallkovit deri te Mickoski.

Hristian,
Asnjë udhëheqësi e mëparshme e VMRO-së nuk ka përjetuar një turp të këtillë në skenën ndërkombëtare nga partitë simotra të cilat janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane, ndërsa shpresoj se nuk do të përjetoj edhe në të ardhmen.

Shpresoj dhe dëshiroj që në të ardhmen secili njeri i parë i VMRO-së se do të jetë faktor i cili do të pyetet rreth asaj se a do të ketë një ose dy delegacione partiake dhe kush do të jetë në ato delegacione. Ti nuk je faktor dhe në vend që ta bashkosh dhe përforcosh partinë, ti e dobëson dhe e ndan.
Për këtë je fajtor ti, hipokrizia jote, patriotizmi i rremë dhe mosinteresimi jot për të ardhmen e Maqedonisë.

Në të njëjtën natë të të shkruajnë porosi në rrjetet sociale edhe Doris Pak edhe Johanes Han nuk flet asgjë tjetër, përveç që tregon se edha ata i kanë lexuar gënjeshtrat tua dhe nuk të besojnë. Kanë vendosur që të shkruajnë në Tuiter që të mos kujtohet që të transmetosh vetëm ato që të përshtaten dhe të gënjesh se ke mbështetjen për dëmin që e shkakton në Maqedoni dhe në VMRO.

Ashtu është kur luan dyfish. Ashtu është Hristian me politikanët me përvojë të cilët e dinë se këshilltarët besnik shëtisin nëpër Shkup dhe flasin “të kërkonim ne partner tjetër, në lindje”.

Është e qartë se pse partia nuk dërgon kumtesë për takimin me Doris Pak dhe Johanes Han.

Në të njëjtën natë kryetarja e asociacionit të grave në kuadër të EPP-së, Doris Pak të të thotë se patriotizmi jot i rremë është i papranueshëm për Evropën, ndërsa nga ana tjetër eurokomisari Johanes Han t’i tregojë angazhimet e tua që të mos e pengosh procesin në parlament është turp në suaza botërore, e jo vetëm evropiane.

E çka bën ti Hristian? Dërgon kumtesa banale, përderisa njerëzit me të cilët takohen bashkëpunëtorët e tu organizojnë protesta para shtëpive të deputetëve.

Bëhu njëherë i sinqertë dhe pranoje edhe para anëtarësisë dhe para qytetarëve, se cilat janë ato angazhime tua për konstruktivitet të cilat ia premtove Hanit? A gënjen Han për angazhimet tua ? A i tregove Hanit se Maqedoninë e ke në rend të parë dhe se ti do ta pengosh marrëveshjen pa marrë parasysh çmimin e kësaj ? A i tregove që edhe nëse nuk arrin që ta pengosh tani, nëse vjen në pushtet nuk do ta realizosh atë që varet nga ti?

A gjunjëzoheshe, kryqëzoheshe dhe betoheshe në Maqedoninë ? Cili është tani ai konstruktivitet që TANI e ka më të rëndësishëm se Maqedoninë ? A ka “lufta jote për Maqedoni” çmim dhe cili është ai ? A do të organizosh protesta dhe a do t’i shfrytëzosh në Kuvend të gjitha mjetet që ta bllokosh Marrëveshjen e Prespës, ndërsa mjete të tilla ke shumë ?

A do të propozosh disa mijëra amendamente ose do të jenë fajtor deputetët tjerë të cilët nuk ishin mjaftueshëm të angazhuar ? A do të organizosh protesta të përditshme para Kuvendit që të tregosh se sa mbështetje ke nga popullata ose do t’i akuzosh strukturat se kanë qenë pasivë? A do të bësh diçka ose do të arsyetohesh se ka realitet të ri, ndërsa ti i gjori nuk ke fuqi të ndërmarrësh asgjë?

Të thashë dhe përsëri do të them, atë që e bën nuk është e drejtë dhe nuk i ngjan njeriut që duhet ta udhëheqë VMRO-në. Dëshiron të vish në pushtet por ti të jesh patrioti, ndërsa tjerët tradhtarët. Dëshiron të shkelësh mbi jetët e të tjerëve. Mënyrë qyqare dhe shumë e ulët për dikë që duhet ta udhëheqë një organizatë si VMRO-ja.

E kanë kuptuar Hristian se luan dyfish me anëtarësinë tonë dhe me gjithë popullatën. Kërkoi falje anëtarësisë për lojërat e dyfishta dhe hipokrizinë tënde. Kërkoi falje qytetarëve të Maqedonisë që i gënjeve se do ta mbrosh emrin deri në fund.

Hristian,

Kam përvojë më të madh në VMRO se sa ti dhe bashkëpunëtorët e tu. Këto letra deri te ti kanë vetëm një qëllim, e kjo është që ta shpëtojmë dhe ta bëjmë më të fuqishme VMRO-në. Ti nuk je VMRO, VMRO-ja është përmbi ty. Ti je përkohësisht në funksion në VMRO.

Nëse VMRO-ja humb në zgjedhjet e ardhshme sepse është e izoluar, kjo do të jetë vetëm për atë se nuk ke kapacitet. Është koha e fundit që të mendosh dhe të vendosësh, për kthimin e kursit properëndimor, të hartuar në dispozitat e përhershme të partisë.

Sasho Mijallkov

evn