Mijallkov kërkon shpëtim te abolimi i Ivanovit, Gjykata refuzon

Gjykata Penale në seancën e sotme për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, njoftoi avokatin e të akuzuarit Sasho Mijallkov, Ljupço Shvërgovski, se nuk e pranojnë ankesën e tyre me të cilën kërkojnë amnisti duke u bazuar në vendimin e presidentit Gjorge Ivanov. Gjykatësja Xheneta Bektoviq, tha se kanë vlerësuar aktakuzën dhe kanë refuzuar ankesën e avokatëve për falje të të akuzuarve.

Marketing

Prokuroria Speciale kërkoi që të bashkohet procedura për lëndën e përgjimeve masive dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.