Mijallkovi dhe të akuzuar të tjerë nga Specialja do të dalin nga burgu i Shutkës

Ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, ish-ministri Mile Janakievski dhe biznesmeni Orce Kamçev deri nesër do të dalin nga burgu i Shutkës, njofton portali Sudstvo.mk (gjyqësori). Sipas këtij portali, ata do të lirohen nga masa e paraburgimit me vendim të gjykatësit të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Marketing

Siç nënvizohet nga burgu i Shutkës do të dalin Sasho Mijallkov, ish-ministri i transportit, Mile Janakievski, ish-sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, biznesmeni Orce Kamçev dhe partnerë të tij, por edhe personalitete të tjera politike dhe të biznesit që gjatë dy muajve me kërkesë të Prokurorisë Speciale kanë përfunduar në burgun e Shutkës në Shkup.

Ky vendim siç theksohet po mbahet sekret, dhe se pas tij dyshohet se ka një marrëveshje politike midis pushtetit dhe opozitës. Një pjesë e familjarëve të të paraburgosurve kanë pranuar se presin lirimin e të afërmve të tyre.

Marketing