Ish-drejtori i Shërbimit të Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov sonte iu vazhdua paraburgimi për 30 ditë në rastin e fundit të PSP-së “Perandoria”.

Mijallkov nga burgu hetues i Shutkës në gjykatën penale u paraqit dje rreth orës 14:00.

Kundër tij po zhvillohet procedurë gjyqësore nga PSP.
Ai është një nga 13 të dyshuarit në rastin e fundit të PSP -së “Perandoria”.

Ish kreu i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, po gjykohet për katër raste.
Mijalkov u arrestua më 20 tetor në rastin “Fortesa”.