Mijëra protestues në Berlin: Mbajtja e maskës na shkel të drejtat

Mijëra njerëz në kryeqytetin gjerman Berlin u mblodhën në një protestë kundër kufizimeve prej pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Demonstruesit thonë se masat, përfshirë edhe mbajtjen e maskave, shkelin të drejtat dhe liritë e tyre.

Gjermania është prekur më pak nga pandemia sesa disa vende evropiane, por rastet kanë filluar të rriten përsëri.

Të premten u raportuan më shumë se 900 raste të reja dhe shtatë vdekje.

Vlerësimet zyrtare thonë se të paktën 15,000 njerëz po marrin pjesë në protesta, që po quhet “Dita e Lirisë”.

Protestuesit mbajtën pankarta me parulla të tilla si “Corona, alarm i rremë”, “Ne jemi duke u detyruar të veshim maska”.

Sipas raportimit të BBC disa nga pjesëmarrësit janë nga ekstremi i djathtë dhe disa janë teoricienë konspiracioni që nuk besojnë se Covid-19 ekziston, por të tjerët janë njerëz të thjeshtë që thjesht kundërshtojnë qasjen e qeverisë ndaj pandemisë.

“Kërkesa jonë është të kthehemi në demokraci. Larg këtyre ligjeve që na janë imponuar, ​​me maska ​​që na bëjnë skllevër,” tha një grua.

Kufizimet në Gjermani përfshijnë veshjen e maskave në dyqane dhe transportin publik, rregullat e distancimit shoqëror dhe kërkesat e higjenës zbatohen në të gjithë vendin. Testi i detyrueshëm është futur për pushuesit që kthehen nga zonat me rrezik të lartë.

Gjermania ka pasur më shumë se 210,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 9,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Marketing