“Mikja” e Ledrit dhe Elvanës, për 24 orë kalon 1 milionëshin!

Akoma pa kaluar 24 orë nga lansimi, projekti i përbashkët i tre artistëve, Elvana Gjata, Ledri Vula dhe Johna Shahu ka prekur milionat.

Marketing

“Mike”, që u lansua mbrëmë, sot numëron më shumë se 1 milion e 100 mijë klikime.

Buja që bëri projekti më i ri i artistëve, padyshim që do të jetë hiti i kësaj vere, pasi sot ajo dëgjohej ngado.
Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar tre artistët së bashku, në të cilën bëhet fjalë për miqësinë e një vajze dhe një djali që në fëmijëri u larguan nga njëri-tjetri.