Mikrobiologu Panovski kërkon të vendoset orë policore

Mikrobiologu Nikolla Panovski, thotë se shpërndarja e virusit është shumë e lartë në nivel botëror dhe propozon që të vendoset orë policore në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Sipas tij, numri i djeshëm rekord me raste të reja (1192) nuk do të zgjasë shumë, pasi pret të ketë edhe më shumë infektimeve.

“Virusi ka mutacion të tillë që është rritur transmetimi, ndërsa është edhe sezoni i vjeshtës ku ka më shumë infeksione respiratore, pasi njerëzit mblidhen brenda dhe më lehtë e përhapin virusin”, thotë Panovski.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni ka arritur në 35.097, prej të cilëve 22.024 janë shëruar, ndërsa 1071 kanë ndërruar jetë.

Marketing