Mikullovci Thaçit: Zgjohu burrë se na more në qafë (VIDEO)

Deputeti më i vjetër i legjislaturës së gjashtë, Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë thirrje që sa më shumë të mblidhen në protestën e 29 shtatorit, në këtë mënyrë, t’i jepet fund pazareve, siç thotë ai, mes Thaçit e Vuçiqit.

Marketing

Por këtë thirrje, e ka bërë me një mesazh të veçantë.

“Mbrëmë, e pash një ëndërr të çuditshme. I hyra në zyre Presidentit, e kapa për jakë dhe i bërtita: “Zgjohu burrë! Zgjohu! Zgjohu se na more në qafë. Zgjohu dhe shikoje fukarallëkun që e ka kapluar Kosovën. Shikoje rininë ka bredh rrugëve të papunë me duar në xhepa. Këtë situatë e ke pru ti, me politikat e tua të mbrapshta. Zgjohu!”, nis mesazhin e tij Mikullovci përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Adem Mikullovci thërret qytetarët që të bashkohen në protestën e 29 Shtatorit

Kjo është porosia e Adem Mikullovcit drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Samedi 22 septembre 2018

Marketing