Milan arrin marrëveshje për transferimin e Meite

Foto LaPresse - Fabio Ferrari 19 Agosto 2018 Torino, Italia Sport Calcio ESCLUSIVA TORINO FC Torino vs Roma - Campionato di calcio Serie A TIM 2018/2019 - stadio Olimpico Grande Torino. Nella foto:Soualiho Meite (Torino Fc); Photo LaPresse - Fabio Ferrari August 19, 2018 Turin, Italy sport soccer EXCLUSIVE TORINO FC Torino vs Roma - Italian Football Championship League A TIM 2018/2019 - Olimpico Grande Torino stadium. In the pic:Soualiho Meite (Torino Fc);

AC Milan dhe Torino kanë arritur marrëveshje për transferimin e Soualiho Meite, si huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.

AC Milan ka nënshkruar marrëveshjen me Torino për Soualiho Meite, sipas raporteve në Itali, marrëveshja përmban një huazim me mundësi për të blerë në fund të sezonit, por Mohamed Simakan, i cili fillimisht ishte caku kryesor i “Rossornerëve”, po shkon në RB Leipzig.

Marketing

Sipas “Sky Sport Italia”, thuhet se të dy klubet tani kanë rënë dakord për të gjitha detajet për mesfushorin , Meite. Ai do të udhëtojë në Milano këtë mbrëmje, për të kryer kontrollet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën të premten, transmeton lajmi.net.

Meite arrin në huazim nga Torino me një mundësi për të blerë në fund të sezonit, siç thuhet në artikull, shifra e transferimit kap koston  9-10 milionë euro.

Ndërsa, Mohamed Simakan është gati të transferohet në Gjermani, tek RB Leipzig.