Milan barazon, rrezikon pozitën e katër

Milan ka vazhduar me rezultatet negative edhe në Serie A. Pas eliminimit nga Europa Ligë, skuadra e Gattussos ka barazuar sonte kundër Bolognas, skuadër e cila gjendet në pozitën e 18 në tabelë.

Marketing

Milan është duke vazhduar me rezultate të dobëta.
Skuadra e Gattusos sonte ka barazuar në Bologna derisa për 20 minuta luajti me një lojtar më pak.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Milan, të cilët sulmonin por nuk arritën që ta gjejnë golin e avantazhit.
Kjo pjesë përfundon me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë Milan vazhdonte të sulmonte por në minutën e 76-të u ndëshkua me të kuq Bakayoko.

Higuain pati një mundësi në minutat shtesë por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit e Bolognas.

Me këtë barazim Milan e ka rrezikuar pozitën e 4, pavarësisht se Lazio ka dy pikë më pak se ata në pozitën e pestë, ndërkohë për vend të katër mirë është duke ecur edhe Atalanta që ka vetëm tri pikë më pak se Milan.

Marketing