Milan-Juventus, me rekord të ri në Itali

Sipas mediave në Itali, sonte në sfidën në mes Milanit dhe Juventusit, që do të zhvillohet në “San Siro”, pritet të vendoset një rekord I ri në futbollin Italian, për sa I përket shitjeve të biletave. Mediat bëjnë të ditur se janë shitur 70 mijë bileta për këtë ndeshje, që përbën rekord për një përballje të gjysmëfinales në Kupën e Italisë.

Marketing

Raportohet se biletat e Milanit tashmë janë shitur, dhe kanë mbetur vetëm disa të Juventusit për t’u tërhequr. Interi mbrëmë pësoi disfatë ndaj Napolit në ‘San Siro’, dhe të pranishëm në stadium ishin 59 mijë e 601 tifozë.

Marketing