Milan shkarkon trajnerin

Marco Giampaolo nuk është më trajner i Milanit.
Skuadra e Milanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Marco Giampaolo.

Marketing

“Milan njofton se ka liruar Marco Giampaolon nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon Marcon për punën e kryer dhe i uron sukseset më të mira profesionale”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
Raportohet se vendin e Giampaolos do ta zë ish trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli.