Milan shkëlqen përballë Sampdorias, siguron Ligën e Evropës

Milan ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, pas fitores 1:4 në udhëtim te Sampdoria, në kuadër të xhiros së 37-të.

Marketing

Milan e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 4’, me anë të Zlatan Ibrahimovic.

Në pjesën e dytë, ‘Rossonerët’ vazhduan me të njëjtën ritëm, por duke shtuar numrin e golave.

Hakan Calhanoglu në minutën e 52’, dyfishoi epërsinë, para se Zlatan Ibrahimovic të shënonte për 0-3, në minutën e 58’.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Kristoffer Askildsen, në minutën e 87’.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Rafael Leao, duke shënuar në minutën e 92’, për 1:4.

Me këtë fitore, Milan numëron 64 pikë, duke siguruar pozitën e gjashtë.

Marketing