Milani është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Sampdoria në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A, duke pësuar fitoren e dytë me radhë në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i Sampdorias erdhi ende pa u mbushur mirë një minutë dhe ishte Gregoire Defrel, i cili shënoi për 1-0 pas një gabimi të rëndë të portierit Gianluigi Donnarumma.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë dhe të dyja skuadrat patën rastet e veta për të gjetur golin.

Rossonerët arritën ta gjejnë atë në minutën e 61-të me anë të Tiemoue Bakayoko, por goli u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejueshme.

Milani tentoi edhe me Samu Castillejo (70′) dhe në fund me Krzysztof Piatek, por pa pasur sukses dhe në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Sampdorias me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Sampdoria e sheh veten në pozitën e tetë me 45 pikë apo vetëm dy më pak se zona evropiane, ndërsa Milani mbetet në vendin e katërt me 51 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët e presin në shtëpi Udinesen, ndërsa Sampdoria udhëton te Torino.