Milani prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, dhe së fundmi ka pasur kontakte me disa lojtarë.

Sipas “Mediaset”, drejtuesit kuqezi kanë hedhur sytë nga sulmuesi holandez i Lionit, Memfis Depai. Agjenti i lojtarit kishte një takim në “Casa Milan”, me drejtuesit e Milanit ku mendohet se u fol për një transferim të 25-vjeçarit në Milano.

Sulmuesi ka shprehur dëshirën për tu larguar nga francezët, dhe një transferim në Itali do të ishte shumë i mirë për të ardhmen e Depait.

Kartoni i tij kushton 40 milionë euro, por Milani do të mundohet t’i ofrojë Lionit 30 milionë euro plus bonuse, për të marrë shërbimet e lojtarit.

evn