Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, nuk ia pranoi Milanit një marrëveshje për zgjidhjen e problemit të Financial Fair Play dhe tani mund ta largojë edhe nga Evropa Liga.

Ndërkohë, gjasat janë që Milani të gjobitët dhe të përballet detyrime për t’i shitur yjet e skuadrës, transmeton Gazeta Express.

Drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, është detyruar t’i suspendojë të gjitha negociatat për transferime si pasojë e vendimit të UEFA-s, dhe tani La Republica raporton se të gjithë lojtarët janë në rrezik të shiten.

Gianluigi Donnarumma tashmë pritej të shitej, por Suso, Giacomo Bonaverntura, Leonardo Bonucci dhe Alessio Romagnoli mund të flijohen për të rritur fondet.