Milanit i ka bërë mirë koronavirusi, fiton derbin ndaj Romës

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për të kapur vendin e katërt në Serie A.

Marketing

Rosonerët kanë mposhtur Romën me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 28-të të ligës italiane.

Golin e parë për skuadrën e Piolit e shënoi Ante Rebic në minuten 76-të të ndeshjes pas një tollivie të shkaktuar në zonë.

Rezultatin e dyfishoi Hakan Calhanoglu nga penalltia një minut para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani mbetet në pozitën e shtatë me 42 pikë, aq sa ka Napoli derisa Roma është në pozitën e pestë me 48 pikë, gjashtë më pak se Atalanta.

Marketing