Milano merr ngjyrat zikaltër, Interi realizon përmbysje të jashtëzakonshme

Derby della Madonnina ka dhuruar shumicën e ndeshje spektakël, ashtu siç ndodhi edhe sonte.

Marketing

Interi e ka fituar derbin përballë Milanit 4:2, me këta të fundit që ishin në avantazh të dy golave pas pjesës së parë.
Ante Rebic (40’) dhe Zlatan Ibrahimovic (45+1’) shokuan ‘Giuseppe Meazza-n’ pas 45 minutave të para.

Por në gjysmën e dytë, skuadra e Antonio Conte tregoi një fytyrë kampioni duke përmbysur gjithçka.
Fillimisht, Marcelo Brozovic (51’) e pas tre minutave Matias Vecio (54’) barazuan rezultatin.

Për t’i elektrizuar tifozët zikaltër u përkujdes Stefan de Vrij (70’) i cili kompletoi përmbysjen e madhe dhe i siguroi pozitën e parë në tabelë skuadrës së tij. Rezultatin përfundimtar e vulosi Romelu Lukaku (90+3′).

Inter ka pikë të barabarta (54) me Juventus, por udhëheqë Serie A për shkak të golaverazhit më të mirë. Ndërkohë, Milan me 32 pikë renditet në vendin e 10.

Marketing