Mile Janakieski dërgohet sërish në burgun e Shutkës pas kontrolleve në spital

Pas kontrollit mjekësor në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, i paraburgosuri Mile Janakieski është kthyer në burgun e Shutkës, bëri të ditur drejtori i burgut, Gjoko Kotevski.

Marketing

Pas incidentit që ndodhi sot në burg ku u sulmuan fizikisht dy ish ministrat të cilët po qëndrojnë në paraburgim për shkak të hetimeve për ngjarjet e 27 prillit, nga burgu i shutkës përmes një komunikate njoftuan opinionin për ngjarjen në fjalë.

“Më 21 shkurt 2019 rreth orës 13 gjatë kohës së shëtitjes së zakonshme të të paraburgosurve, erdhi deri te incidenti verbal i shkaktuar nga S.R. ndaj personit L.K. i cili më vonë kaloi në përleshje e lehtë fizike e cila është ndërprerë menjëherë nga zyrtarët e burgut. Rreth orës 13:45 sërish gjatë kohës së shëtitjes së zakonshme të të paraburgosurve, erdhi deri te një incident tjetër verbal i shkaktuar nga M.J. ndaj personit E.K. i cili më vonë kaloi në përleshje fizike të cilën zyrtarët e burgut e ndaluan menjëherë. Për të dy incidentet janë siguruar raporte të shkruara nga dëshmitarë okularë dhe është njoftuar gjykata përkatëse”, thuhet në komunikatën e burgut të Shutkës.