Mile Janakieski kthehet në burg, do të pranojë terapi

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski është kthyer në burg në Shuto Orizare, pasi mbrëmë u transferua në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Marketing

Ai u ankua se ka dhimbje në veshkë, ndërsa në spital i janë bërë analiza, kurse mjeku kujdestar i ka shkruar terapi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janekieskit mbrëmë iu përkeqësua gjendja shëndetësore, pasi ai disa ditë me radhë është në grevë urie, për shkak të vendimit të gjykatës për ta paraburgosur.

Janekieski në burg ka abstenuar nga ushqimi, ndërsa ka konsumuar vetëm ujë.

Ndryshe, ai u paraburgos me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi dyshohet për shitje të paligjshme të tokës shtetërore. Së bashku me Janakieskin u paraburgosën edhe disa persona tjerë.

Marketing