Milenko: Gruevski ka me vete materiale për shantazhe, ja emrat e kujt përmend?!

Gazetari kontrovers Milenko Nedelkovski në një kolumnë të tij ka shkruar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë arratisjes së tij ka marrë me vete edhe materiale për shantazhe dhe që kanë të bëjnë me emra të njohur të politikës botërore dhe evropiane, përcjellë INA.

Marketing

“Gjatë ikjes së tij nga Maqedonia ai ka marrë me vete jo vetëm një, por dy çanta me material të tilla. Përveç asaj që kërkon azil në një vend që nuk ka ekstradim, ai ka marrë me vete edhe material për Makedonijaliks, që e bën ate Asanzhin apo Snoudenin maqedonas”, ka shkruar Milenko.

Sipas tij, për këto materiale janë tejet të interesuar si Benon, Erdogani dhe Putini, ku ka biseda me Hashim Thaçin, Vuçiqin, Gjukanoviqin, Borisovin, kreun e BE-së, diplomatë nga SHBA. “Këto materiale do të shkaktonin tronditje ‘gang-bang’ në botën euroaziatike”, shkruan Milenko Nedelkovski, i cili konsiderohej njeriu i afërt i Gruevskit dhe partisë së tij gjatë qeverisjes 10 vjeçare.

Marketing