Milenko nuk pendohet për gjuhën e urrejtjes antishqiptare?!

Ndonëse është ngritur procedurë gjyqësore kundër tij, i vetëquajturi gazetarë, Milenko Nedellkovski nuk pendohet që përdorë gjuhë të urrejtjes. Madje ai nuk i fshin as postimet e tij në Facebook, për të cilat rrezikon të dënohet edhe me burg. Pas seancës së sotme gjyqësore kundër tij, i akuzuari për gjuhë të urrejtjes nuk deshi t’i përgjigjet gazetarëve se përse nuk pendohet.

Marketing

Ndërkaq, brenda sallës gjyqësore, ai iu ankua gjykatësit për fotografinë e desktopit të kompjuterit, prej ku prokurori shpaloste provat kundër tij.

Ky peshkaqeni që kafshon një peshk të vogël nuk është vënë rastësisht në kompjuter. Kjo fotografi është provokim për mua. Nuk kisha dashur të përsëritet në seancën tjetër – tha Milenko Nedellkovski, i akuzuar.

Prokurori Aleksandar Markovski, shpalosi dëshmitë e Sektorit për krim kibernetikë të MPB-së.

Postimi i datës 30.07.2018 në profilin e tij në Facebook dhe komentet përcjellëse përmbajnë gjuhë të urrejtjes si: ‘Dua të digjen e gjitha raca greke’. Ai nxit urrejtje për likuidim fizik të një populli, në rastin e zjarrit në Greqi, i ndodhur si fatkeqësi natyrore, ku kishte shumë viktima – u shpreh Aleksandar Markovski, Prokuror.

Seanca u shty për 4 prill meqë pala mbrojtëse nuk ishte e përgatitur për të treguar dëshmitë e tyre.

Nedellkovski vazhdoi të shkruaj me gjuhë të urrejtjes, duke kërcënuar edhe kundër Kryeministrit Zoran Zaev, lëndë e cila nuk është pjesë e kësaj procedura gjyqësore.

Rrjetet sociale u mbushën me reagime, të cilat dënonin gjuhën e urrejtjes në baza etnike dhe politike edhe pas aksidentit me autobus të 13 shkurtit, ku jetën e humbën 15 persona. Postimi i profesores Biljana Vankovska, vetëm disa çaste pas tragjedisë, e krahasoi rastin me ngjarjet e 2001-shit.

Kodi Penal parashikon dënim deri në pesë vite burg për gjuhë të urrejtjes./Alsat

Marketing