Milikija ka një porosi për Selën: Haraçina nuk i pranon gënjeshtrat e tua

Kryetarja e KOmunës së Haraçinës përmes një postimi I është kundërpërgjigjur shumë ashpër kreut të ASH-së, Zijadin Sela, duke I bërë të ditur se Haraçina nuk pranon gënjeshtrat e tij dhe të parties që ai kryeson, e cila sipas Halimit nuk numëron as 2-3 aktivistë në Haraçinë.

Marketing

“Zijadin Sela paska shkru për Haraçinën! Ai, i cili e la Strugen si eshte me keq, dhe qytetaret e tij Strugan i dhanë “shuplaken” ne zgjedhjet e fundit lokale, tani nxjerr foto “pa i ba vete”. Dy tre aktiviste te partisë se tij te vogël, se nuk ka as aktiviste me tepër ne Haracine, kane nxjerre dy tre qese “kinse me bërllok”, dhe duan t’i ndihmojnë shefit te tyre, për me bë ndonjë “lajm”, qe te shesë gënjeshtrat e radhës përpara opinionit. Zotri Sela, kjo eshte Haracina krenare, dhe mashtrimet e nivelit tuaj, nuk i ka pranuar kurre dhe nuk i pranon asnjehere”, ka shkruar Milikije Halimi, kryetare e Komunës së Haraçinës.

Marketing