Milioneri japonez blen peshkun tuna për 3.1 milionë dollarë

Një milioner nga Japonia ka paguar një çmim rekord prej 3.1 milionë dollarëve për një peshk gjigant të llojit tuna në ankandin e parë të vitit 2019 në një dyqan të peshqve në Tokio. Kiyoshi Kimura e bleu tunën pendë-kaltër që peshon 278 kilogramë dhe që ndodhet në mesin e specieve të rrezikuara.

Ai shpenzoi dyfish më shumë të holla nga rekordi i kaluar, kur më 2013 e kishte blerë një peshk me çmim prej 1.4 milionë dollarëve. Shitësit e balenave dhe pronarët e kompanive të sushit shpesh paguajnë çmime të larta për peshqit më të mirë nëpër ankande.

“E bleva një tunë të mirë. Çmimi ishte më i lartë sesa kam menduar, por shpresoj që klientët tanë do ta hanë këtë tunë të mrekullueshme”, tha Kimura pas blerjes rekorde. Ai ka qenë ofertuesi më i madh në ankandet e vitit të ri në shtatë nga tetë vitet e fundit.

Në një ditë normale, një peshk i ngjashëm besohet se do të shitej për rreth 60 mijë dollarë. Rekordi i sotëm pritet t’ia forcojë reputacionin Kimuras dhe kompanisë së tij gjigante të sushit. Ky lloj i peshkut tashmë llogaritet si specie e rrezikuar, ndërsa çmimi i mishit të tij ka shënuar rritje në Japoni për më tepër se 40 për qind, shkruan “BBC”