Milloshoski: MPB-ja ka lëshuar pasaporta të falsifikuara edhe ndaj pjesëtarëve të ISIS-it

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, sot ka dalë me akuza të reja për krerët institucional për çështjen e pasaportave të falsifikuara.

Marketing

Thotë, se kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski kanë dhënë pasaportë edhe për pjesëtarë të ISIS-it.

“Deri tani pamë se MPB-ja e Spasovskit dhe Zaevit kanë dhënë pasaporta maqedonase me identitete të rrejshme për personat anëtarë të mafisë së Serbisë, të Malit të Zi, të Italisë, të Spanjës, të Turqisë dhe të tjera. Por, këtu ky skandal me aferën “Mafia” nuk përfundon, për fat të keq. Kemi informacione se pasaporta të Maqedonisë janë dhënë nga MPB-ja në vitin 2018-të për shtetasin e Kosovës, Fitim Dema, anëtarë të grupit terrorist ISIS”, tha Milloshoski.