Milloshoski nuk heq dorë nga dokumentet e klasifikuara

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov të hënën edhe një herë do të tentojë që para të zgjedhurve të popullit të referojë për arritjet në politikën e jashtme, pasi që dje kryetari i Komisionit kuvendor për politikë të jashtme Antonio Milloshoski e ricaktoi mbledhjen, duke mos hequr dorë nga informatat e klasifikuara nga takimet e liderëve tek presidenti Gjorge Ivanov.

Marketing

Milloshoski edhe dje pamundësoi që të fillojë mbledhja, që ishte bërë edhe një ditë më parë, ndërsa në të cilën Dimitrov duhet ta paraqesë ekspozenë e tij dhe sërish kërkoi qasje drejt informatave për atë që është biseduar në dy takimet e liderëve tek shefi i shtetit, në janar dhe në maj lidhur me negociatat me Greqinë. Milloshoski pohon se ministri Dimitrov gjatë takimeve ka premtuar një gjë, ndërsa më pas ka vepruar tërësisht ndryshe, njofton MIA.

Milloshoski kërkon deputetët të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve tek Gjorge Ivanov dhe, edhe pse ai nuk ka certifikatë të tillë, thotë se pasi që deputetët t’i marrin ato, mbledhjen do ta udhëheqë nënkryetari i Komisionit dhe dokumentet do të shqyrtohen vetëm nga ata të zgjedhur të popullit të cilët kanë certifikatë të tillë.

Ai potencoi se edhe krahas marrëveshjes përfundimtare, materialet edhe pse me rrgull ishin parashtruar në Kuvend, ende nuk janë të kapshmke për anëtarët e Komisionit dhe deputetët të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë dhe se kjo flet se pushteti dhe shumica në pushtet po tentojnë të fshehin diçka.

Paralajmëroi se pasi që deputetët, të cilët kanë certifikata të sigurisë do t’i marrin materialet e klasifikuara, të cilat planifikojnë me letër t’i kërkojnë nga sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, mbledhja do të mbahet. Vazhdimin Milloshoski e caktoi për të hënën.

Ministri Dimitrov, dje kërkoi fjalë dhe theksoi se është i gatshëm të bsiedojë në cilën do temë në çfarë do kohe, por se nuk është i gatshëm të jetë bashkëpjesëmarrës apo dëshmitar në vepra penale.

“Nuk kam asgjë kundër nga i gjithë procesi. Atë që e them para jush, e them para qytetarëve, këtë e kam biseduar edhe me Greqinë dhe me përfaqësuesit e tyre, me liderët politikë, me kryeministrin, presidentin….Publikimi i informatave të klasifikuara si sekret shtetëror mund të bëjnë pasoja të dëmshme dhe të përhershme mbi interesat shtetërorë të RM-së. Ky proces ende po zgjat para nesh është referendumi, ndërsa para Greqisë ratifikimi. Publikimi i qëndrimeve dhe pozicioneve negociuese mund ta dëmtojë këtë proces”, tha Dimitrov.

Ai tha se nuk e di se për çfarë materiale bëhet fjalë për shkak se, siç theksoi në takimin e parë tek Ivanovi nuk është dakorduar të mbahen shënime. Çështja është, potencoi Dimitrov, kush i ka bërë, si i ka klasifikuar dhe se si ka vendosur se kujt t’ia dorëzojë.

“Kjo që po bëhet është ndërhyrje dhe sabotim të cilin e përjetojë si hap antishtetëror”, tha Dimitrov.

Deputetët nga partitë qeveritare ia tërhoqën vërejtjen Milloshkoskit se me prezantimin e pjesëve nga materialet e tilla bën vepër penale, se vepra penale është edhe në qoftë se ai ka mundur t’i shqyrtojë ato, ndërsa nuk ka certifikatë sigurie. Kërkuan që të fillojë seanca me fjalimin e ministrit Dimitrov, ndërsa pastaj kur materialet do të dorëzohen të debatohet për to në seancë tjetër, që nuk është pranuar nga kryetari i komisionit Milloshoski.

Dokumentet e klasifikuara, të marra prej cilit do organ, nuk mund t’i posedojnë personat pa certifikatë të sigurisë, të shqyrtohen në mbledhje publike dhe para personave të cilët nuk kanë certifikatë të tillë, thuhet në kumtesën e sotme nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me mosrespektimin e Ligjit për informacione të klasifikuara nga ana e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme.

“Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme më tepër se një vjet nuk ka certifikatë të sigurisë, edhe pse nga shërbimet profesionale në Kuvend i është sugjeruar se i ka skaduar vlefshmëria e certifikatës paraprake”, thuhet në kumtesën nga kabineti i Xhaferit.

Sipas kësaj, siç është theksuar në kumtesë, deputeti dhe kryetari i Komisionit, në pajtim me Ligjin për informata të klasifikuara, i cili është pa certifikatën e domosdoshme të sigurisë, nuk ka mundur të kërkojë, të posedojë dhe të nxjerrë publikisht dokumente të cilat e kanë pasur shenjën “tepër konfidenciale”.

“Antonijo Milloshoski nga Kabinetit të Presidentit të RM-së i ka dorëzuar kërkesë për marrjen e materialeve nga takimet e liderëve të mbajtura në janar dhe në maj të këtij viti, dhe në formë të palejuar dhe të tërthortë, personalisht, jo përmes arkivit, i merr materialet nga Kabineti i Presidentit Ivanov, diçka që nuk është sipas ligjit. Materiali është i hapur, dhe pas disa ditësh nga personat tjerë në Kuvend është sjell në Arkiv që të procesuohet. Me këtë ky material bëhet pronë e Kuvendit”, thuhet në kumtesë.