Milloshoski: Për PP-në propozojmë model standard , pa zgjidhje hibride (video)

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka thënë se ata i janë përgjigjur në formë të shkruar propozimit të ekipit të pushtetit.
“Presim që në ditën në vazhdim ose pas dy ditëve ekipi i pushtetit të ketë mundësi që ta shqyrtojë, ndërsa deri në fund të javës, ndoshta të enjten ose të premten të kemi përsëri takim, nëse i përshtatet palës së pushtetit në bisedime.
Shkurt do të tregoja se çka përmban propozimi i VMRO-DPMNE-së, lidhur me propozim ligjin për prokurori. E para, vlerësojmë se tashmë mjaftueshëm është gjetja e zgjidhjeve të reja hibride, siç ishte ajo që e propozoi Zaevi, të ndahet prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion në dy pjesë me çka njëra prokurori do të ishte për korrupsion të lartë”, ka thënë deputeti Milloshoski.

Marketing