Milloshoski pret ftesë në qershor për në NATO dhe BE

sh-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, tani deputet i VMRO-DPMNE-së thotë se Maqedonia do të merr në qershor ftesë për në NATO dhe datë për bisedimet me BE-në.

Sipas planit të tij 11 pikësh, që thotë se është korniza e kompromisit ndërmjet Kotzias e Dimitrov, në fillim fjalën e kanë kryeministrat Zaev e Tsipras, që do të duhet të nënshkruajn marrëveshjen në Prespë.

Kjo do t’i hap rrugë Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe për ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Plani, sipas Milloshoskit, parasheh:

1. Përcaktimi i emrit të ri nga Zaevi e Tsiprasi

2. Në Prespë nënshkruhet marrëveshja në fillim të qershorit

3. Me 61 vota ratifikohet marrëveshja në Kuvendin e Maqedonisë

4. Greqia njofton NATO-në për të miratuar pranim të kushtëzuar

5. Greqia njofton BE-në për mbështetje të fillimit të bisedimeve me Maqedoninë

6. Më 28 qershor Zaevi merr ftesën e BE-së për bisedimet

7. 11 apo 12 qershor Maqedonia merr ftesën nga NATO

8. Në tetor mbahet referendumi që duhet të tregojë se shumica e qytetarëve mbështetin marrëveshjen për emrin

9. Mbështetja e shqiptarëve dhe e LSDM-së do të bëjë që Zaev të kërkoj mbështetje nga opozita për dy të tretën e votave, për ta ndryshuar Kushtetutën. PSP-ja do të bëjë trysni dhe institucionet, nëse ndonjë deputet do të jetë kundër.

10. Marrëveshja del para kuvendit të Greqisë.

11. OKB, BE dhe NATO do ta njohin emrin e ri.