Milloshoski reagon pas konkluzioneve të Këshillit të BE-së: Shtatë vende janë kundër hapjes së bisedimeve

Në Këshillin e djeshëm të BE-së në Luksemburg, shtatë anëtare kanë qenë kundër datës për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe atë: Franca, Holanda, Gjermania, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika dhe Spanja.

Marketing

Nga ana tjetër, dymbëdhjetë të tjera kanë qenë “PRO” hapjes së bisedimeve dhe atë: Polonia, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Italia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Romania, Estonia, Letonia dhe Lituania. Greqia dhe të tjerat kanë votuar “të përmbajtur”.

Për këtë dje reagoi edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski i cili në një mënyrë “tallet” me Qeverinë e Zoran Zaev se ky është rezultati i punës dhe reformave të tij në vitin e fundit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka numëruar vendet e BE-së të cilat kanë votuar për dhe kundër hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke e vlerësuar kështu të pasuksesshme punën e kryeministrit Zaev.

Ndryshe vendet e BE-së do të kthehen më së voni në tetor të këtij viti për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Për këtë u dakorduan vet ministrat për punë të jashtme të BE-së, në mbledhjen e tyre në Luksemburg.

“Duke vërtetuar konkluzionet nga 26 qershori 2018, Këshilli fuqishëm ka mbështetur dhe ka përshëndetur Marrëveshjen historike të Prespës pa presedan dhe seriozisht e mer propozimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve anëtarësuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të evaluimit pozitiv dhe progresit të bërë në përmbushjen e kushteve të identifikuara nga ana e Këshillit. Duke patur parasysh kohën e kufizuar që ka në dispozicion dhe rëndësinë e çështjes, Këshilli do të kthehet me qëllim marjen e një vendimi të qartë sa më shpejtë që mundet dhe jo më vonë se në tetor 2019”, thuhet në versionin e fundit të konkluzioneve për Maqedoninë e Veriut.

Përpos Marrëveshjes së Prespës, edhe konkluzionet për Shqipërinë janë krejtësisht të njejta./Zhurnal.mk