Milloshoski: Sulltani ua ka prejt kokat, atyre që i ka paguajt me alltanë

Deputeti i VMRO-së me një tregim morbid dhe kërcënues në profilin e tij, ka pasqyruar situatën me votimin për ndryshimet kushtetuese, shkruan Fakte. Ai ka treguar ndodhinë kur perandoria Osmane ka tentuar të okupojë Carigradin, por nuk ia ka arritur.

Marketing

”Sulltan Mehmedi II me shumë ari i korruptoi tregtarët nga Carigradi (Konstantinopoja) për t’i treguar atij se ku të sulmonte, për ta pushtuar atë.
Ai u dha një sasi të madhe ari dhe ata i thanë atij një anë të dobët të qytetit ku ishte më e lehtë për të sulmuar.

Kur osmanlitë pushtuan Carigradin, Sultani mbledhi ata që i kishte korruptuar me ari dhe urdhëroi t’u pritet koka, ndërsa ari, me të cilin ishin korruptuar t’u vendoset në varre. Gjeneralët osmanli u abitën dhe pyetën: “Sulltan, ata na ndihmuan të pushtonim Carigradin, përse ua prejsh kokën?”
Sulltani u përgjigj: “Kur ata shitën popullin e tyre për para, imagjinoni se çfarë mund të na bëjnë neve!” – ka shkruar Milloshoski.

Ndryshe, policia po i ruan 24/7 deputetët opozitare nga sulme të mundshme. Të njejtit, nevojiten për të votuar edhe dy herë deri në ndërrimin final të emrit të shtetit.

Marketing