Miloshev: Qeveria miratoi edhe 931 specializime në shëndetësi

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Vladimir Miloshev sot ka njoftuar se në seancën qeveritare janë miratuar edhe 931 specializime në sferën e shëndetësisë, transmeton KOHA.

Marketing

“Në seancën e sotme qeveritare është miratuar Programi për specializim dhe subspecializim në shëndetin publik për periudhën nga viti 2019-2022. Në pajtim me rrjetin e shëndetit publik, janë miratuar 931 specializime për këtë vit dhe tre vitet e ardhëshme’, është shprehur kështu Miloshev kurse vetëm për vitin 2019 janë miratuar 346 specializime shtetërore.

Marketing