Milot Rashica në listën e Manchester Cityt

Milot Rashica ka shkëlqyer këtë edicion te skuadra gjermane e Werder Bremenit.

Marketing

Kjo ka bërë që Rashica të kërkohet nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

Së fundi, siç shkruan gazeta angleze ‘Manchester Evening News’ Manchester City ka bërë një listë prej tre futbollistëve që City mund t’i transferonte në rast se largohet ylli i tyre Leroy Sane.

Në këtë listë gjendet edhe ylli kosovar, Milot Rashica së bashku me Leon Bailey e Bayer Leverkusenit dhe Marco Asensio e Real Madridit.

“Rashica vlerësohet lartë në mesin e top-klubeve në Evropë dhe përformancat e tij këtë stinor janë rritur me këto pritje. 23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë në 20 ndeshje në Bundesligës, që është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Werder Bremeni që po lufton për mbijetesë. Werderi do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita. Sa i përket stilit të lojës, roli i Rashicës si një sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e Guardiolas. Ndonëse luan me të djathtën, ai shpesh luan në anë të majtë të sulmit dhe ka aftësi për të luajtur edhe si alo e po ashtu edhe si organizator. Shkathtësi të tilla të treguara te një skuadër në vështirësi e bënë sulmuesin nga Kosova një opsion interesant për Guardiolan për ta eksploruar. Ai mund të jetë në dispozicion për maksimalisht 34 milionë euro”, ka shkruar gazeta angleze.

Marketing