Milot Rashica tregon se kujt ia dedikoi dy golat e sotëm

Milot Rashica është i lumtur me golat dhe fitoren e Werder Bremen 3-2 ndaj Wolfsburg, që i dha fund ecurisë tetë ndeshje pa fitore

Marketing

Ylli kosovar realizoi dy gola, mjaftueshëm që t’i sigurojë skuadrës së tij tre pikë mjaft të rëndësishme.
Rashica festoi duke bërë simbolin e shqiptarve ‘shqiponjën’ në të dyja raste dhe tani ai ka zbuluar se golat e sotëm i dedikohen viktimave të tërmetit në Shqipëri.

22-vjeçari ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke shkruajtur: ”Për Shqipërinë”.
Futbollisti vushtrrias ka shënuar deri më tani gjashtë gola në Bundesligë.

Marketing