Milot Rashicës i lejohet të luajë për Kosovën kundër Moldavisë

Milot Rashica do të ketë mundësinë të luajë të Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e 3 shtatorit ndaj Moldavisë, takim ky që do të zhvillohet në Parma të Italisë.

Marketing

E gjitha kjo është bërë e ditur nga skuadra gjermane e Werder Bremen me anë të një komunikate në llogarinë e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Është arritur marrëveshja me Federatat e Kosovës dhe Holandës për lirimin e dy futbollistëve, Milot Krasniqi dhe Tahith Chong,për të luajtur pjesërisht në ndeshjet ndërkombëtare”, thuhet ne njoftimin e bërë.

Pra, anësori nga Vushtrria do të paraqitet përball Moldavisë, ndërsa do ta humbet sfidën e 6 shtatorit ndaj Greqisë.

Marketing