Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi Mimi Kodhelin në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Marketing

Deputetja Mimi Kodheli është e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblenë NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”, -thuhet në njoftim

Marketing