Ministrat e BE-së nesër diskutojnë për referendumin në Maqedoni

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së nesër do të takohen në Luksemburg në seancën e Këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Marketing

Në rend dite do të jetë gjendja aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë edhe rezultatet nga Ansambleja e Përgjithshme e 73-të e KB-së.

Ministrat do të bisedojnë për referendumin, i cili para pak kohe u mbajt në Maqedoni, si dhe për zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë, të cilat u mbajtën më 7 tetor.

Në rend dite do të jenë migrimi dhe gjendja në Libi.
Mediat ruse, duke iu referuar shefit të Komitetit për punë të jashtme të Këshillit të Federatës Ruse, Kosntatin Kosaçev, lajmëruan se nesër ministrat zyrtarisht do t’i miratojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë për gjoja përdorim të armëve kimike.

Marketing