Ministrat e Shëndetësisë së BE-së mbledhje për virusin korona

Ministrat e Shëndetësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) më 13 shkurt do të zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi epideminë e koronavirusit të ri në Kinë. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker, tha se ministrat e Shëndetësisë do të diskutojnë rreth zhvillimeve për epideminë e koronavirusit.

Marketing

Ndërkohë rikujtohet se BE-ja javën e kaluar njoftoi se do të dhurojë 10 milionë euro për hulumtimin e epidemisë së koronavirusit.

Numri i të prekurve nga koronavirusi i shfaqur në qytetin Wuhan të Kinës ka arritur në 40.613. Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet shëndetësore përkatëse të vendeve që kanë njoftuar shfaqjen e koronavirusit të ri (2019-nCoV), thuhet se koronavirusi përveç Kinës është përhapur në 24 vende të tjera përfshirë edhe ishullin e disktueshëm të Kinës, Tajvanin.

Për shkak të koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën gjithsej 910 persona, prej të cilëve 908 në territorin kryesor të Kinës dhe nga një person në aministratën speciale Hong Kong dhe një në Filipine

Marketing