Ministrat, zëvendësministrat, deputetë dhe funksionarë të BDI-së dëgjuan propozimet dhe problemet e banorëve të Tearcës

Ministra, zëvendësministra, sekretarë shtetërorë, deputetë dhe bartës të tjerë të funksioneve publike nga BDI-ja të kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ishin pjesë e karvanit “Zëri yt” në komunën e Tearcës. Ata secili në resorin e tij iu përgjigjën pyetjeve dhe problemeve të cilat drejtpërdrejt ua tregonin banorët e kësaj komune të Tetovës.

Marketing

“Dëshirojmë të gjithë qytetarëve t’u mundësojmë tet-a-tet takime të tilla me bartësit e funksioneve të ndryshme publike gjegjësisht ta afrojmë pushtetin më pranë qytetarëve.

Sinqerisht prej shumë obligimeve të cilat i kanë funksionarët, politika shtetërore dhe ngjashëm ata dinë gjatë mandatit të largohen prej qytetarëve por ky është gabimi më i madh që mund t’i ndodh një funksionari të shtetit. Duke i parë politikat e mëdha t’i harrojë kërkesat e vogla dhe obligimet e përditshme të cilat i kanë qytetarët. Kjo në njëfarë mënyre është miniseancë e Qeverisë por në komuna me takim të drejtpërdrejtë me qytetarët”, tha Osmani.

Si një përfitim tjetër prej takimeve të tilla Osmani theksoi se si kryenegociator në procesin eurointegrues këto takime do t’i mundësojnë pasqyrë më të qartë për kërkesat e tilla gjatë ndërtimit të pozitave shtetërore në procesin negociues me BE-në.

“Këtë muaj do t’i shfrytëzoj takimet e tilla të flas për NATO-n dhe BE-në. Pas referendumit do të vazhdojmë me takimet nga karvani Zëri yt pasi ato nuk lidhen me të por tani këtë muaj do ta shfrytëzoj edhe për këtë temë.

Atë që po e shoh këtu në Tearcë janë qytetarë të pjekur të cilët e dinë rëndësinë e momentit dhe mezi presin të vijë 30 shtatori që Maqedonia të bëhet stabile për gjithmonë”, tha Osmani.

Takimet e tilla me banorët, ai paralajmëroi se do të vazhdojnë deri në fund të mandatit të kësaj garniture qeveritare.

Marketing