Ministrat zviceranë përkrahin Xhakën dhe Shaqirin për festimet me “shqiponjë”

Dy ministra në Qeverinë e Zvicrës u kanë dalë krah futbollistëve të ekipit të tyre kombëtar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre në fitoren 2:1 kundër Serbisë.

Marketing

FIFA ka nisur procedurat disiplinore ndaj dyshes, që me kombësi janë shqiptarë, të cilët festuan duke bërë shqiponjën e flamurit shqiptar gjatë festimit të golave që shënuan, shkruan TheStar.

“Secili që përjeton atmosferën e ndezur në ndeshje mund ta vlerësojnë më shumë paraqitjen e ekipit tonë dhe mund ta kuptojë emocionin që mund t’i ketë kapluar futbollistët”, ka thënë Guy Parmelin – ministër i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit.

Ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, ka qenë përkrahës në përgjigjet e tij.

“Nuk kam dyshim që mund të ndjeni emocione patriotike për vendin që i përkisni pa harruar prej nga vini”.
Edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gillieron, ka thënë se shpreson që Xhaka dhe Shaqiri të mos suspendohen”.
“Suspendimi i tyre do të ishte një goditje e rëndë”.

Marketing