Ministri Ademi ndau mirënjohje për 20 veteranë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi u ka ndarë mirënjohje rreth 20 veteranëve të arsimit shqip në Maqedoni me rastin e Ditës së mësuesit, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit shqip. Në këtë ditë feste, ministri Ademi priti në kabinetin e tij veteranë nga qytete të ndryshme, jo vetëm për ti dekoruar por edhe për të bashkëbiseduar me ta dhe për të dëgjuar sugjerimet e tyre rreth zhvillimeve në sistemin arsimor.

Marketing

Gjatë ditës së 7 Marsit ministri Arbër Ademi ka realizuar edhe vizita në shtëpitë e veteranëve. Paradite takoi Rexhep Shaqirin, ish-drejtorin e SHF “7 Marsi” në Komunën e Likovës, ndërsa pasdite në Shkup do të vizitojë veteranët Kimete dhe Adnan Again. Të njëjtëve u ndau Mirënjohje me motivacionin: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për përkushtimin Tuaj në misionin e shenjë të mësuesisë”

Marketing