Ministri Ademi në Panairin për studime në Francë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot mori pjesë në Panairin për studime në Francë, që e ka organizuar Instituti Francez në Shkup dhe departamenti Kampus Frans.

Marketing

Ademi në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se organizimi i këtyre ngjarjeve si ky Panair është një mundësi dhe ide e shkëlqyer që qytetarët e Maqedonisë të njoftohen me kushtet dhe kriteret për vazhdimin e arsimimit të tyre në ndonjë nga institucionet e larta arsimore jashtë vendimit, të njoftohen me përparësitë nga edukimi atje dhe të përvetësojnë njohuri internacionale.

“Sot, miqtë dhe partnerët tanë nga Franca prezantojnë mundësitë për edukim në institucionet franceze të larta, respektivisht institucionet arsimore të një prej shteteve më të zhvilluara evropiane dhe botërore dhe lider në shumë sfera, duke përfshirë edhe arsimin.

Po flasim për një shtet që i kushton kujdes cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm dhe që inicion trendet dhe rrjedhat globale në arsim – shtet ky i cili bën pjesë me përfaqësues të vet në Ranglistën e Shangait me 100 universitetet më të mira në botë, në të cilën gjendet edhe Universiteti i Sorbonës, Universiteti i Parisit dhe të tjerë”, theksoi Ademi, duke shtuar se bëhet fjalë për universitete – dyert e të cilave janë të hapura edhe për qytetarët dhe bashkëqytetarët tanë. Dua t’ju rikujtoj, theksoi Ademi, se Ministria e Arsimit ndanë bursa për studentët që do të regjistrohen në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë.

Ministri Ademi u bëri thirrje të gjithë vizitorëve në këtë Panair që t’i shikojnë të gjitha opsionet që u ofrohen. “Të mendojnë se çfarë i tërheqë dhe të marrin vendim nëse dhe ku do të kishin dashur t’i vazhdojnë studimet në Francë, ku do të përvetësojnë njohuri konkurruese globale, për të cilat, të jem i sinqertë, do të kisha dashur që të barten në vendin tonë dhe të përdoren për përparimin individual dhe të proceseve të përgjithshme shoqërore dhe ekonomike këtu tek ne”, tha Ademi.