Ministri Ademi për vizitë në Itali dhe Vatikan

Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, prej nesër deri më 9 prill 2019, do të realizojë vizitë pune në Republikën e Italisë dhe në Vatikan.

Marketing

Ademi, siç kumtoi Kabineti i tij, prej nesër do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të tërmetit katastrofal në qytetin Akile në Itali, ku humbën jetën 309 persona, në mesin e të cilëve edhe pesë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Akile, ministri Ademi do të realizojë takim me kryetarin e rajonit të Arbuco dhe kryetarin e komunës Poxhio Picence.

Në Akile, ministri do të realizojë takime me përfaqësues të diasporës tonë, e cila jeton në atë rajon, ndërkaq, për nesër janë të parapara takime më diasporën tonë nga Roma dhe rrethina.

Sipas agjendës, pasnesër ministri Ademi do të realizoj takim punë në Vatikan, ku do të realizojë takim me sekretarin për marrëdhënie me shtetet në Vatikan, mons. Paull RiÇard Gallagher.

Vizitën e punës në Itali, ministri Ademi do ta përfundojë më 9 prill, me një sërë takimesh bilaterale në Parlamentin e Italisë dhe në Ministrinë për Punë të Jashtme në Itali.

Në parlamentin e Italisë do të realizohet takim me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Marta Grande, ndërsa në MPJ-në e Italisë takim me zvëvendësministren Emanuela del Re, nënsekretarin shtetëror Rikardi Antonio Merlo dhe drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme për qytetarët italian jashtë shtetit dhe politikave për migrim, Luixhi Maria Vignali.

Fokusi i takimeve me bashkëbiseduesit do të jetë në mundësinë e avancimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përgjithshëm. Avancimin e pozitës së diasporës tonë dhe përfshirjen e tyre në jetën ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore në Itali, si dhe për qëllimet aktuale politike dhe prioritetet e qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks në integrimin e vendit tonë në BE dhe NATO.

Marketing