Ministri Ademi u takua me përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim KfW

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ku u bisedua për sfidat aktuale në sferën e arsimit në vend, për aktivitetet aktuale dhe për aktivitetet e ardhshme të planifikuara, që janë në drejtim të avancimit të cilësisë së sistemit arsimor nacional.

Marketing

Në këtë takim, përfaqësuesit e KfW e kanë njoftuar ministrin Ademi lidhur me iniciativën projektuese të planifikuar “Fondi rajonal” – ´Regional Challenge Fond“ që me iniciativën e tyre do të mund të zbatohet në periudhën në vijim, ndërsa do t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe vendin tonë.

Ky fond ka për qëllim t’i mbështesë masat për lidhjen e arsimit profesional dhe trajnimet me komunitetin e biznesit.

Qëllimi final i këtij projekti është të kontribuohet në rritjen e shkallës së punësimit, përmes përkrahjes së nxënësve për t’u pajisur me aftësi dhe shkathtësi që nevojiten dhe kërkohen në tregun e punës.
Kjo iniciativë është në fazën fillestare dhe aktualisht punohet në konceptimin e planit për implementim.

Marketing